101-vjetori i policisë së shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmërie
Policia e shtetit shënon 101-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ndërsa ka vlerësuar kontributin e punonjësve të policisë kërkoi nga këta të fundit të luftojnë çdo formë paligjshmërie."13 Janari pa asnjë dyshim është një ditë e shënuar për policinë e shtetit dhe për të gjithë ne sepse festojmë 101 vjetorin e themelimi të saj. Nuk ka njeri që nuk dallon që arritjet e policisë së shtetit gjatë këtyre viteve janë të mëdha. Ky është moment për të kuptuar që sfidat që kemi përpara janë më të mëdha se ato që kemi arritur deri më të tani. Për të gjitha hapat që kemi arritur,duhet të falenderojmë ata që nuk janë kursyer në ndihmën dhe asistencën e tyre për ta bërë policinë e shtetit në agjensinë që kërkojnë qytetarët në përmbushje të kërkesave të ligjit" tha Tahiri.
Ndërsa i cilësoi si të padrejta debatet e ditëve të fundit për rritjen e kriminalitetit në vend, Tahiri theksoi se do të jenë qytetarët ata të cilët do të verifikojnë punën e policisë së shtetit."Këto ditë ka një debat të madh shpeshherë padrejtësisht lidhur me punën e policisë së shtetit. Nuk është vendi që ti adresohem por dua të siguroj çdo punonjës policie se beteja jonë përballë paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit padyshim ka sfida të shumta madje dua të inkurajoj çdo punonjës policie te bëjë detyrën duke siguruar që janë qytetetarët ata që realisht do të verifikojnë rikthimin e policisë së shtetit në krye të detyrës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” shtoi Tahiri.Ministri i brendshëm gjithashtu nënvizoi nevojën e reformimit të policisë së shtetit ndërsa shtoi se kthimi i policisë së shtetit në krye të detyrës po bëhet e prekshme dita-ditës.“Padyshim në këto disa muaj të parë ne i kemi dhënë mundësi të gjithve të kuptojnë se nga njëra anë kriminaliteti është masiv dhe tendenca e paligjshmërisë është masive por nga ana tjetër sfida e policisë së shtet it nis nga vetëvetja, nga nevoja për të reformuar. Është në vullnetin tonë të zbatojmë dhe të përmbushur misionin e policisë së shtetit duke zbatuar ligjin duke mos lejuar asnjë imunitar dhe të paprekshmit duke përjashtuar në maksimum shkeljen e të drejtave themelore të njeriut.Kemi ende rrugë për të bërë, policia ka ende rrugë për të bërë për reforminmin e saj dhe për t`u garantuar qytetarëve shërbim të denjë dhe dinjitoz në garantim të ligjit. Dua të uroj edhe njëherë festën, dua të uroj familjet e të rënëve në krye të detyrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat Renea. Jemi një familje e madhe që në rrugën tonë kemi edhe sfida që do ti përballojmë së bashku dhe unë jam i sigurt që qytetarët po e prekin çdo ditë e më shumë rikthimin e policisë së shtetit në krye të detyrës” përfundoi Tahiri.Nga ana e tij, drejtori i policisë së shtetit Artan Didi vlerësoi vendimin e qeverisë për të rritur rrogat e punononjësve të policisë. Sipas tij, ky vendim është një detyrim për të realizuar në afat objektivat që shteti i ka vënë policisë.
"Shpreh bindjen se në të ardhmen do të zhvillojmë beteja të tjera sepse lufta kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon. Ne jemi të vendosur për tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit. Viti 2014 do të ketë kthesa të mëdha pasi në 29 nëntor do të festojmë 70-vjetorin e Çlirimit të vendit” u shpreh Didi.Policia shqiptare, e krijuar më 13 janar të vitit 1913, është ndër institucionet e para të krijuara me një akt të posaçëm të kryeministrit të asaj kohe të Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali.Pavarësisht se policia e shtetit ka kaluar një shekull nga krijimi, sfidat e saj vazhdojnë të jenë të mëdha që nga politizimi, apo edhe korrupsioni në radhët e saj.