Pogradec, qëllon mbi banesën e fqinjit për pronën, arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2014, 20:35
Konflikti për pronën ka përplasur dy fqinj në Pogradec. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Hudënisht, ku një 50-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri atutomatik në drejtim të banesës së fqinjit të tij, pas konfliktit për pronën.Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, shtetasin Shaban Alushllari.Nga ana e bluve të Pogradecit po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.