Krim brenda familjes në Librazhd, djali vret me thikë babain

I biri ka vrarë babin e tij në fshatin Togëz të Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Çota,ku Ermiri ka qëlluar për vdekje me thikë babain e tij 60-vjeçar.Mësohet se viktima është Ferit Çota, i cili ka marrë disa goditje me thikë, ndërsa njëra i ka prekur edhe zemrën duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.Policia ka arrestuar autorin 30-vjeçar dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Sipas informacioneve Ermir Çota vuante prej vitesh nga depresioni,kjo për shkak të problemeve të tij.30-vjeçari në vitin ‘97 kishte mbetur i plagosur, ndërkohë që edhe ishte ndarë nga gruaja disa kohë më parë.Problemet mendore të autorit janë vënë në dukje edhe nga fqinjët e familjes Çota, duke u shprehur se persona me probleme te tilla duhet të qëndrojnë larg ambjenteve familjare.Pak dite me pare autori i krimit makabër Ermir Çota kishte dale nga spitali i Librazhdit ku mjekohej per depresion.Ndërsa pak para se të kryente vrasjen mesohet se babë e bir kanë patur një konflikt, pikërisht për shtrimin e tij në spital. 30-vjeçari akuzonte prindërit e tij për shtrimin e tij në psikiatri.