U përdhunua nga i ati, e mitura merret në mbrojtje nga Shërbimi Social

Dy ditë pasi denoncoi të atin për përdhunim, 13-vjeçarja nga fshati Lekaj i Lushnjes është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social Rajonal.Pas apelit të vajzës drejtuar shtetit, ky shërbim në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore po hartojnë një plan afatgjatë për t`u kujdesur për të miturën.Historia rrëngjethëse e vajzës 13-vjeçare e cila përdhunohej nga babai i saj tronditi opinion publik dhe bëri që instancat përkatëse të reagonin duke marrë në mbrojtje të miturën.M.Leka, vetëm 13 vjeçe denoncoi të atin në polici pasi ishte përdhunuar dy herë prej tij. Vajza e mitur, e shoqëruar nga gjyshi ka rrëfyer në komisariatin e Lushnjes historinë tronditëse që ka nisur nëntorin e vitit të shkuar.13-vjeçarja thotë se nën kërcënimin e thikës, i ati i saj Bashkim Leka e ka përdhunuar ndërsa e ka paralajmëruar se do ta vriste nëse tregonte për ngjarjen. Babai mostër ka përdhunuar të bijën për herë të dytë në muajin dhjetor, duke i kujtuar sërish kërcënimin me vdekje. Po tmerret e vajzës së mitur nuk janë mbyllur me kaq, pasi edhe 3 të rinj të fshatit Lekaj, kanë abuzuar seksualisht me të. Deklarimet e saj janë mbështetur edhe nga gjyshi i minorenes, i cili është dhe babai i Bashkim Lekës. Ai është shprehur se nuk ka mundur të mbrojë dot mbesën, pasi ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës së të birit.Pas këtij rrëfimi të pazakontë, policia e Lushnjes ka prangosur Bashkim Lekën, por edhe tre dhunuesit e tjerë të 13-vjeçares: Bertol Leka 26-vjeç, Fatjon Gashi 24 vjeç dhe minorenin A. Leka 14 vjeç, që të tre banues në fshatin Lekaj.