Terror në mes të natës në Lezhë, arrestohet njëri nga autorët e grabitjes
Një 17-vjeçar është njëri prej autoreve te grabitjes me arme dhe maska në lagjen “Beslidhja”ne lezhe.
Pak orë pas tmerrit që perjetuan tre familje ne kete lagje, ku dy grabitës hynë nga ballkoni i një apartamenti i cili ndodhej në katin e tretë të një pallati dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 3 familjeve bizhuteritë si dhe paratë që kishin në banesa, policia beri shoqerimin e 4 te rinjve, ndersa pas marrjes ne pyetje te tyre si dhe provave te fiksuara ne vendin e ngjarjes u arrit ne perfundimin se nje prej atoreve eshte nje 17-vjeçar nga Mirdita dhe per shkak se eshte i mitur policia ka dhene vetem emrin Jurgen.
Njëra prej grave te dhunuara e qe u mbajt perreth dy ore peng prej grabitesve derisa moren parate e bizhuterite, e te tjera gjera me vlere ka arritur ta njohe 17-vjeçarin, kur eshtë perballur me te ne polici.Madje gruaja e dhunuar ka deshmuar se nje dite me pare kishte vene re 17-vjeçarin se e ndiqte ne çdo levizje qe ajo bente, derisa kishte mberritur ne banese.
Gruaja sapo ishte kthyer nga Italia dhe eshte bere menjehere viktime e dhunes dhe grabitjes, qe u shtri me pas dhe ne dy familje te tjera. Burime te policise bene te ditur se identifikimi i tij u be per faktin se i riu mbante te njejtat rroba si dhe nje dite me pare kur u vu ne ndjekje te saj, ndersa rreshkitja ne nje moment e maskes qe mbante ne koke ka bere qe gruaja ta njohe menjehere te miturin.Ngjarja u regjistrua rreth ores 2:00 te mengjesit te se henes në lagjen "Besëlidhja". Dy grabitësit duket se e kishinstudiuar prej kohesh situaten, duke zgjedhur keshtu te grabisin ne 3 familje ne te cilat jetojne gra dhe femije, pasi burrat jane në emigracion.
I riu i arrestuar ka zbardhur dhe skemen sesi kane mundur dy te rinjte te ngjiten ne katin e trete. Fillimisht kane arritur te hipin ne çatine e nje lokali ngjitur me pallatin ku jetonin 3 grate dhe me pas permes nje peshqiri, qe e shihni dhe ne keto pamje kane hipur ne ballkonin e njeres prej banesave, duke thyer xhamin e ballkonit.Policia tashme ka identifikuar bashkepunetorin e 17-vjeçarit dhe vijon aksioni per ta vene ne pranga ate.