Pogradec, eksploziv pallatit në ndërtim, policia nis hetimet

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një pallat në ndërtim në Pogradec. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen numër 3 të qytetit, ndersa shpërthimi është lokalizuar në bodrumin e pallatit, ku ishte e vendosur dhe lënda eksplozive.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit.Paraprakisht mësohet se Bashkia e qytetit dhe pronarët e tokës ishin në konflikt për ndërtimin e pallatit.