Gara me motorra, spektakël dhe çmime në sheshin “Nënë Tereza”

Motorët dhe të apasionuarit pas tij "pushtuan" Tiranën mesditën e së dielës, duke ofruar një spektakël të vërtetë.Pista e improvizuar në sheshin "Nënë Tereza" ishte e gjitha për motorat që dhuruan një shfaqje për të gjithë apasionuarit pas shpejtësisë.Pjesëmarrësit në garën "Rockstar Energy" ishin zotërit e sheshit "Nënë Tereza" për disa orë duke përcjellë edhe emocionin te shikuesit e shumtë që ishin mbledhur për të ndjekur nga afër eventin, por edhe për ata të cilët ishin duke e ndjekur garën nëpërmjet transmetimeve live në "Ora News".Si çdo garë edhe "Rockstar Energy" kishte fituesin e saj.