Obama kartolinë urimi Ramës: Mirënjohës për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2014, 14:07
Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për vitin e ri 2014.Përmes një kartoline e cila është publikuar në Facebook nga vetë Rama, shefi i Shtëpisë së Bardhë rikonfirmon edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.“Jam mirënjohës për bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ju uroj ju dhe bashkëkombasve tuaj një 2014 të paqtë dhe të begatë” shkruhet në kartolinën dërguar kreut të ekzekutivit shqiptar.Vetë kreu i qeverisë shkruan në faqen zyrtare të facebook se kjo është kartolina më e bukur e këtij janari.“Kartolina me e bukur e ketij janari erdhi e fundit”thekson Rama.