Kërcënoi të hidhet nga lartësia, policia neutralizon personin

Policia e Durrësit ka arritur të shmangë mëngjesin e sotëm një vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar ku një person kërcënoi se do të hidhej nga kati i pestë i një pallati.Forcat e shumta kanë mbërrtiur në vendin e ngjarjes, shoqëruar edhe nga zjarrfikëset, për të bindur personin të heqë dorë nga akti i vetëflijimit.Ndërkohë pas negociatave të shumta kanë ndërhyrë forcat speciale të cilat kanë neutraulizuar personin të cilin e kanë shoqëruar në polici. Nuk dihen ende arsyet të cilat e çuan personin të tentonte vetëvrasjen ndërkohë që ai do të merret në pyetje nga efektivat e policisë për të zbardhur edhe motivet.