Basha në Shkodër: Qeveria Rama-Meta ka në themel mashtrimin dhe varfërinë

Shkodra ka qenë qyteti i radhës që ka kremtuar 23 vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike. Kryetari i PD Lulzim Basha e ka cilësuar Shkodrën tempullin e demokratëve të çdo brezi, tempullin e PD-së, tempullin e tij si kryetar i kësaj partie.Me mirënjohje te thellë, Lulzim Basha është përulur para veprës dhe kontributit të heronjve të 14 janarit Rin Monajka, Flamur Elbasani, para kontributit të themeluesve të PD-së të Shkodrës, si Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Eduart Përjaku etj, të heronjve të pavdekshëm të demokracisë, Arben Broci, Bujar Leshanaku, Besnik Ceka e Nazmi Kryeziu.Basha ka theksuar se Shkodra do të jetë qyteti që do t’i prijë ribashkimit, ringritjes dhe hapjes së PD në të gjithë Shqipërinë.“Shekulli i lirisë, shekulli i ri i Shqipërisë dhe shqiptarëve filloi këtu në Shkodër, në qytetin tuaj, në qytetin tim, në qytetin e përjetshëm të qytetit të lirë, në qytetin e krenarisë tonë qytetare dhe shqiptare. Le t’ju themi sot nga Shkodra se demokratët e Shkodrës e kanë një ëndërr, një ëndërr që do ta bëjnë realitet me rastin më të parë duke zgjedhur, jo përzgjedhur, por duke zgjedhur me vullnetin e lirë dhe votën e lirë demokratët dhe Shkodrën, bijtë dhe bijat më të mira për tu hequr strukturat e saj këtu nga seksioni, grup seksioni dhe dega. Se demokratët shkodran do ta bëjnë këtë më së miri duke i dhënë një shembull inkurajues demokratëve të gjithë Shqipërisë në një agor të madh, një kuvenim të madh burrash dhe grash të lira, të rinjsh dhe të rejash të bashkuar nga pasioni i lirisë ku nuk do të mbyllet asnjë gojë, ku nuk do të mbetet asgjë pa thënë, por asgjë që nuk vlen”, tha Basha.Kryetari i PD është ndalur dhe në situatën e rëndë ekonomike e financiare që po kalon sot çdo shqiptar. Me paketën e re fiskale, tha kryetari i PD, çdo shqiptar po paguan më shumë vendet e punës po mbyllen ekonomia po zhytet në krizë.“Premtuan 300 mijë vende pune, me të cilat morën votat e shumë të mashtruarve me 23 qershor, 4 muaj kanë kaluar, me një bilanc të thjeshtë aritmetik të thjeshtë i bie të kishin hapur 25 mijë vende pune. Por i kanë hapur 20 mijë vende, 10 mijë, 5 mijë? Po ku jemi sot, pas kalimit të paketës së barrës fiskale shqiptarët po paguajnë dhe do të paguajnë më shumë, ndërkohë që asnjë vend i ri pune nuk po hapet. Për ata njerëz që marrin 300 mijë lekë në muaj dhe për të cilën qeveria jonë hoqi tatimin, edhe për ata ky buxhet, ky ligj, kjo përqasje sjell dhe do të sjellë vetëm varfëri dhe mjerim. Përgjigja e Ramës e dëgjuat para tre netësh, të mos përdorni asgjë që ka lidhje me karburantet, na çoni në mesjetë sepse ata që do të marrin 300 mijë lekë e poshtë nuk mund të marrin as automjete, as autobus, bukën e gojës do të duhet ta pjekin me dru dhe nuk të ketë asnjë mall konsumi që është transportuar nga A-ja, tek B-ja, tek C-ja me anë të karburantit.Cila është oferta e tyre, varfërim dhe mjerim për shqiptarët”, tha Basha.Viti i ri, theksoi zoti Basha, ka nisur me frikësim për pasigurinë, ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt. Për këtë arsye, kryetari i PD ka kërkuar nga Shkodra bashkim për tu rikthyer një orë e më parë në krye të misionit ku e presin sot shqiptarët; drejt Europës, drejt demokracisë.Partia Demokratike ne Shkoder perkujton 23 vjetorin e themelimit te saj, pervjetor qe e gjen kete force politike ne opozite, por edhe nje faze perzgjedhjesh per strukturat e saj te reja ne kete rreth.