Berisha citon Brukselin: Për herë të parë në 8 vite, ekonomia shqiptare drejt krizës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur edhe këtë fundjavë të analizojë situatën ekonomike në vend. Duke ju referuar raportit të fundit të Komisionit Europian per ekonomine e vendeve te rajonit, Berisha ngre shqetësimin se për herë të parë në 8 vite, Shqiperia po ecen drejt krizes dhe perkeqesimit.“Te dashur miq, Raporti i fundit i Komisionit Europian per ekonomine e vendeve te rajonit jep alarmin per ekonomine tone. Per here te pare ne 8 vite, Shqiperia, ne dallim nga te gjitha vendet e tjera te rajonit po ecen drejt krizes dhe perkeqesimit. Raporti konstaton si nje kercenim madhor rritjen nga qeveria Rama - Meta, me dekretin e gropes te tetorit dhe buxhetin e katastrofes te dhjetorit, te borxhit publik me 1 miliarde e 400 milione dollare apo 3.2 here me shume se ne 8 vite te marra se bashku” shkruan Berisha në fb.Po kështu Berisha nënvizon faktin se raporti thekson uljen absurde nga qeveria te planit te te ardhurave ne tatime dhe dogana, madje edhe nen planin e vitit 2012, dhe jo shkurtimin, por rritjen me 30% te shpenzimeve si faktore te tjere madhore qe shtyjne ekonomine drejt skenarit grek te krizes ekonomike.