Dashuria sekrete e presidentit Hollande dërgon në spital Zonjën e Parë
Zonja e Pare Franceze , Valerie Trierveler, eshte shtruar ne spital pas raportimeve te mediave, rreth nje marrdhenie te dyshuar te Presidentit Fransua Hollande, partnerit te saj me te cilin bashkëjeton.Zedhenesit e Valerie u shprehen se ajo eshte shtruar per te pushuar dhe per te ndermarre disa analiza.Partnerja e presidentit Hollande u shtrua ne spital te premten, diten kur Revista “Closer” publikoi marrëdhenien e dyshuar.Ajo çka ben pershtypje eshte se Zoti Hollande nuk e ka mohuar faktin se eshte takuar ne menyre te fshehte me aktoren Julie Gayet ne nje apartament prane pallatit Elizee, por nga ana tjeter proteston per invazionin e privatesise se tij.Valerie Trierveler pritet te lere spitalin te henen, ben me dije stafi i saj. Diten e Premte, revista “Closer” botoi nje artikull prej 7 faqesh rreth marredhenies se dyshuar mes Hollande dhe Gayet.Artikulli ishte i ilustruar me foto, ku shfaqej Presidenti i cili futet ne te njejtin apartament dhe ne te njejten kohe me Gayet. Presidenti mbante nje kaske ne koke dhe mberriti e u largua nga vendtakimi me nje motoçiklete.Presidenti Hollande kercenoi te padise ate qe botoi artikullin, te cilin e quajti nje atak mbi privatesine, por pa hedhur poshte ne asnje moment akuzat.