Kaso: Qeveria po shkel ‘nëpunësin’, konkurset për administratën jashtë ligjit

Konkurset në administratën publike pritet të ndezin një debat të forte politik, ligjor dhe institucional. Shpallja e rreth 370 vendeve vakante nga Departamenti i Administratës Publike, për demokratët eshte shkelje e hapur e ligjit te nëpunësit civil.Juristi Ivi Kaso, argumenton se ligji per nepunësin civil e thote qarte se per sa kohe ka individe ne lista pritje, hapja e konkurseve te reja eshte e jashteligjshme.Nepunes qe po po perballen me kete situate paligjshmerije jane shume, thote Kaso, ndaj ai tha se pjesa kryesore e tyre po merr asistence ligjore nga Partia Demokratike.Por kjo nuk mbyllet ketu, perfaqesuesi ligjor i PD, tha se po dokumentohen te gjitha shklejet e drejtuesve ne administrate, te cilet sipas tij do te perballen me ligjin.Kjo situatë sjell edhe kosto për buxhetin e shtetit.Demokratët numërojnë më shumë se 4500 punonjës të larguar nga puna, ndërsa më shumë se 200 janë drejtuar ne gjykate, me asistencën e juristëve të PD.