Vlorë, tentoi të vriste xhaxhain, arrestohet 23-vjeçari

Merr fund arratia 1 ditore e 23-vjeçarit Rando Dalipaj, i cili qëlloi me armë zjarri mbi xhaxhain e tij. Ndalimi i tij u bë nga efektivët Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarku Vlore në sajë te operacionit policor te koduar "Arrati e shkurter".Rando Dalipaj, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë akuzohet per veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur ne tentative dhe "Armembajtje pa leje".Sipas policisë 23-vjeçari dyshohet te jete autor i ngjarjes se ndodhur mbremjen e djeshme ne vendin e quajtur Albano dhe Romina, ku ky shtetas ka shtene disa here me arme zjarri tip pistolete ne drejtim te xhaxhait te vet shtetasit me iniciale A. D., vjec 43 banues ne Vlore pas nje grindjeje qe ka ndodhur midis babait dhe xhaxhait te autorit dhe eshte larguar menjehere pas kryerjes se krimit.Fale punes hetimore intensive dhe te panderprere te strukturave te Policise Vlore ne bashkepunim me Prokurorine Vlore, Policine e Gjirokastres dhe Tepelenes eshte bere e mundur prangosja e ketij shtetasi ne nje lokal ne qytezen e Memaliaj Tepelene ku ky shtetas po perpiqej te gjente strehim.Si rezultat i te shtenave me arme zjarri mbremjen e djeshme jane konstatuar vetem deme materiale ne automjetin tip Ford Fokus me targa AA 537 EE ne pronesi te shtetasit A. B. Po punohet per zbardhjen e plote te motiveve te kesaj ngjarjeje.Materialet proçedurale ju referuan organit te Prokurorise per ndjekje te metejshme penale.