Superstrada “mbulohet” me zift, vështirësohet lëvizja në aksin Lezhë-Shkodër

Derdhja e  një sasie zifti në autostradën Lezhë-Shkodër shkaktoi problem në lëvizjen e mjeteve dhe u shndërrua në një rrezik për aksidente. Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Balldre, ku një autobot që transportonte ziftin pësoi defekt dhe e përhapi atë në një gjatësi prej 1 kilometër.Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku autoboti i cili lëvizte nga Shkodra në drejtim të Lezhës ka pësuar defekt duke derdhur ziftin në një gjatësi prej 1 km të këtij segmenti rrugor.Edhe pse policia rrugore dhe drejtoria e rrugëve janë njoftuar për ngjarjen, këta të fundit nuk kane marrë asnjë masë për normalizimin e qarkullimit si dhe largimin e ziftit nga rruga, duke shtuar rrezikun për aksidente.Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar që të ndalojnë shpejtësinë në aksin Lezhë-Balldre pasi sasia e lëndës që ndodhet në rrugë është mjaft e madhe dhe krijon probleme për lëvizjen e mjeteve.