Berat, abuzimet në pyje e kullota, policia pyjore shton kontrollet
Ulja e temperaturave gjatë stinës së dimrit shton kërkesat e qytetarëve për dru zjarri, ndërkohë që rastet abuzive shtohen në pyje dhe kullota si nga ana e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, po ashtu dhe nga ana e konsumatorëve.Dhjetra raste janë regjistruar gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2013, mbi prerjen e paligjshme të pyjeve si dhe mosmirëmbajtjes së zonës së shfrytëzuar. Për të ndaluar këtë fenomen, policia pyjore në Berat në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit ka hartuar një plan monitorimi në të gjithë zonën pyjore.Beqir Sheti, inspektor i policisë pyjore, bën me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara janë mbajtur 23 proçesverbale për dëmet e shkaktuara në pyje dhe kullota.Nga ana e këtyre institucioneve, pesë subjekte të shfrytëzimit dhe tregtimit të drurit janë pezulluar për shkeljet e bëra, ndërkohë që është sekuestruar një sasi e konsiderueshme druri.