Turizmi në Lezhë, prioritet promovimi i resurseve dhe muzeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2014, 21:18
Ndërtimi i Muzeut etnografik, ndërhyrja në vendvarrimin e Skënderbeut dhe promovimi i vazhdueshëm i resurseve, janë prioritet kryesorë të sektorit të turizmit në Bashkinë e Lezhës, që pritet të shënohen gjatë këtij viti.Krahas nxitjes për thithjen e turistëve, Drejtori i turizmit në Bashkinë e Lezhës, Bardh Dedgjonaj, deklaron se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe cilësisë dhe mënyrës së shërbimit ndaj turistëve apo vizitorëve.Vendosja e tabelave orientuese dhe shpjeguese, materialet e ndryshme promovuese dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera, pritet të nxisin zhvillimin e turizmit në Lezhë, i cili shihet edhe si mundësi për rritjen e ekonomisë së këtij rajoni.