Partia Demokratike Berat: Largimet nga puna janë të gjitha politike

Selia e Partisë Demokratike në Berat ka reaguar, duke i konsideruar si politike largimet nga puna në shumë institucione vendore. Kryetari i kësaj dege në këtë qytet, Arenc Berati, gjatë një konference për shtyp pohoi se vetëm në ditët e fundit janë larguar nga puna në dy drejtori rajonale 50 punonjës demokratë.“Pushimet kolektive që po kryen janë pushime politike që po rëndojnë së tepërmi situatën në të gjitha institucionet vendore e qëndrore, pasi të parët që po preken nga reformat e rilindjes janë ish-të përndjekurit politik”, tha kreu i Partisë Demokratike, Arenc Berati.