Vlorë, shkëmbim zjarri pranë "Kalit të Trojës", nipi qëllon xhaxhanë

Vlora tronditet përsëri nga breshëritë e plumbave. Kësaj here shkëmbimi i zjarrit u shënua në bulevardin Vlorë-Skelë në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, ku një automjet tip “Ford Fokus” u godit me armë tip pistoletë në pjesën e pasme të tij.Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ku E. Dalipi 25-vjeç, i cili ndodhej në një automjet tip “BMW”, ka qëlluar me armë zjarri xhaxhanë e tij, Arben Dalipaj 42-vjeç, i cili po udhëtonte në automjetin e tij, tip “Ford Focus” me targë AA 537 EE.Zanafilla e ngjarjes ka qenë një sherr në familje dhe më pas për tu hakmarrë, nipi ka qëlluar me armë ndaj automjetit në të cilin po udhëtonte xhaxhai i tij.Automjeti “Ford Fokus”, është marrë për ekspertizë nga policia, ndërkohë që një automjet tjetër me xhama të copëtuar është gjetur në vendin e quajtuar “Albano e Romina”, pak metra larg vendit të ngjarjes.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga ky shkëmbim zjarri mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit, 42-vjeçari arben Dalipaj, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.