Berisha përshëndet takimin në Prizren, ironizon datën: 11 Janari dita kur Hoxha faktoi formën e regjimit më mizor
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi të në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka përshëndetur takimin e sotëm në Prizren të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj të Kosovës.Berisha duke e quajtur këtë mbledhje si një praktikë të civilizuar në disa rajone të Europës, e ka përshëndetur këtë akt, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe të dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë.Por ish-kryeministri nuk ka lënë pa ironizuar datën në të cilën u zhvillua kjo mbledhje. Ai e ka cilësuar këtë ditë, si një ditë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit, duke u shprehur se 11 janari është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar, si dita kur Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orëelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, dhe izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre.“Takim për tu përshëndetur!Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Europës. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të përshëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë.Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptarëve. Por 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevokueshme nga historia e kombit shqiptar. Më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orëelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre. sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.