600 kg drogë në Korçë, policia arreston 5 persona, 4 shpallen në kërkim
600 kilograme lende narkotike jane sekuestruar nga policia e Korçes gjate dy operacioneve te ndryshme, nderkohe qe 5 persona jane arrestuar nga policia dhe 4 te tjere jane shpallur ne kerkim.Operacioni i pare i koduar “Qarri”, eshte finalizuar ne aksin rrugor Erseke-Korçe, ku policia sekuestroi 100 kilograme lende narkotike ndersa arrestoi Nino Tushe 40 vjeç, Vangjel Bashari 28 vjeç, Herolind Haskaj 28 vjeç, Mariglen Dalipi 36 vjeç si dhe Qirjako Liti 26 vjeç qe te peste nga qyteti i Gjirokastres.Nga te dhenat mesohet se lenda narkotike po transportohej ne forme stafete nga keta shtetas, ndersa u sekuestruan edhe dy automjete me te cilen po kryhej transportimi i saj.Nderkohe vetem pak minuta me vone serish nga strukturat e komisariatit te policise Korçe, fale operacionit te koduar “Moglica” u be e mundur sekuestrimi i 500 kilograme lende narkotike e llojit marijuana, por transportuesit e saj kane mundur ti shpetojne arrestimit nga polica.Lenda narkotike po transportohej drejt Korçes por autoret jane larguar, porsa kane pikasur uniformat blu. Policia e Korçes ka bere te mundur identifikimin dhe po punohet per kapjen e tyre, te cilet tashme jane persona te shpallur ne kerkim.