Kryeprokurori, FRD: Procesi antikushtetues, "OK" emrit të propozuar

Partia “Fryma e Re Demokratike” ka reaguar pas dekretimit të Adriatik Llallës si prokuror i përgjithshëm duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes së tij si antikushtetues.Në një deklaratë për shtyp, FRD-ja thekson se qëndrimi i saj ndaj procesit të zëvendësimit të Prokrurorit të Përgjithshëm mbetet i pandryshuar, por vlerëson emrin e propozuar nga presidenti Bujar Nishani.Sipas FRD-së, Adriatik Llalla përfaqëson një zyrtar korrekt, person me integritet profesional, drejtues të suksesshëm të ILDKP-së dhe një emër që ka të gjitha potencialet për të vijuar ta mbajë institucionin e akuzës jashtë ndikimeve partiake."FRD mirëpret çdo investim adresuar Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar përfundimisht çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.  Fryma e Re Demokratike vlerëson se, në dallim nga procesi dhe debati kushtetues, mirëpret dhe përshëndet kandidaturën e zotit  Adriatik Llalla për Prokuror të Përgjithshëm. Zoti Llalla përmes profesionalizmit dhe vullnetit pozitiv, ka për t'i dhënë dinjitetin e duhur postit të Prokurorit të Përgjithshëm ” thekson FRD-ja.