Qeveria shqiptare: Hetim për ish-prokuroren e Hagës Karla del Ponte

Shqipëria do të kërkoje hetim  të ish-prokurorës së Hagës Karla Del Ponte, për akuzat e ngritura ndaj ish kryminsitrt kosovar Ramush Haradinaj dhe  luftëtareve të UÇK-së për krime lufte.Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet se pretendimet e Karla del Pontes  kanë qenë tendencioze prandaj do ti kërkohet instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë dhe ndërmarrin një hetim të pavarur ndaj ish-prokurores për të nxjerrë në dritë të vërtetën mbi këtë çështje."Opinioni publik shqiptar eshte tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshëm të ribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, që kanë ngritur akuzat ndaj Slloboban Milloshevicit si dhe ndaj autorëve të Masakrës së Sebrenicës, në të cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash. Në bazë të këtyre deklaratave Qeveria e Republikës së Shqipërisë do ti kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë dhe ndërmarrin  një hetim të pavarur ndaj ish Prokurores  Karla del Ponte  në lidhje me pretendimet e ngritura për  rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj” thekon qeveria.Edhe  autoritetet zyrtare e Kroacisë kërkuan hetim të pavarur të prokurores Karla Del Ponte lidhur me akuzën e ngritur ndaj generalit Gotovina dhe bashkëpunëtorëve të tij,  të cilët Gjykata e Hagës i shpalli të pafajshëm.Libri i Karla del Ponte ku ajo lëshonte akuza për trafik organzesh nga gjatë luftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë u bënë shkak për nisjen e një hetimi nga EULEX për zbardhejn e këtyre akuzave.