Tepelenë, gjahtari qëllon ujkun por vret shokun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2012, 10:30
Një vrasje me çifte nga pakujdesia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Matalloz të Tepelenës.Një 46-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij ndërsa kishte dalë për gjah sëbashku me tre shokët e tij.Mësohet se viktimë ka mbetur 46-vjeçari Arben Balla i cili është qëlluar aksidentalisht nga 62-vjeçari Hajri Muho.Sipas policisë 62-vjeçari tentoi të qëllonte një ujk, por aksidentalisht u godit Arben Balla i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar tre gjahëtarët dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.