Adriatik Llalla dekretohet si kryeprokuror. Zgjedhjet, në 23 qershor
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar Adriatik Llallën si prokuror të përgjithshëm të Shqipërisë.Përmes një realicioni shoqërues, presidenti Nishani ka sqaruar edhe vendimin etij për emërimin e Adriatik Llallës në krye të institucionit më të lartë të akuzës.Sipas tij, zgjedhja e Llallës është bërë duke vlerësuar eksperiencën e tij në strukturat e prokurorisë dhe përzgjedhjen e tij në mënyrë konsensuale nga Kuvendi për të drejtuar ILDKP-në"Ndërmjet disa kandidaturave, përzgjodha për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla, pasi vlerësova eksperiencën e gjatë në strukturat e Prukurorisë, institucion në të cilin ka kryer funksione të ndryshme. Vlerësova gjithashtu zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP, institucion i cili nga partnerët tanë ndërkombëtarë është vlerësuar si i konsoliduar dhe i pavarur. Kam bindjen se kjo kandidaturë gjen gjithashtu vlerësimin dhe pranimin jo vetëm të faktorit politik, por edhe të opinionit publik” thuhet në relacionin e presidentit Nishani.Biografia e Adriatik LlallësNdërkohë Adriatik Llalla ka mbajtur postin e kreut të Inspektoriatit të të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin Janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999‐2002. Nga viti 2002‐2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005‐2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe nga viti 2007‐2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Më datë 4 Maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug‐Lindore dhe disa vende të tjera të Europës.Në vitin 2011 ka përfunduar Masterin për “Të Drejtë Penale”, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Zoti Llalla ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.Nishani dekreton 23 qershorin si datën e zgjedhjeveNdërkohë 23 qershori do të jetë data kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Presidenti Nishani ka dekretuar këtë datë si ditën kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar dekretoj që zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013” thuhet në dekretin e presidentit.23 qershori është edhe data me të cilën ranë dakort edhe krerët e grupeve parlamentare gjatë një takimi më datën 5 nëntor me kreun e shtetit.Edhe OSBE-ODIHR kishte kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në 23 qershor, pasi për shkak të mbajtjes së Asamblesë së OSBE në datat 29-3 korrik, e ka të vështirë të dërgojë vëzhguesit e saj në Shqipëri në fund të muajit.