Peqin, një grua gjendet e mbytur në përrua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 08:28
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Peqin. Një grua është gjetur e mbytur në përroin e Rrushkës në fshatin Karinë të Peqinit.Viktima është identifikuar si shtetasja Kadrije Hasa ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.Ndërkohë trupi i pajetë i saj është dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.