Brenda 24 orëve humbin jetën 4 persona në aksidente të ndryshme

Vetem gjate 24 oreve te fundit tre persona jane gjetur te pajete dhe nje tjeter eshte zhdukur ne ujerat e liqenit te Shkodres. Mungesa e një ure është bërë sërisht shkak për një ngjarje të rëndë te ndodhur në një fshat të rrethit të Skraparit.Një 55-vjeçare ka humbur jetën gjatë paradites së sotme, ndërsa kalonte përroin e fshatit në këmbë, i cili ka shtuar papritur prurjet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.Selvi Bejo, 55-vjeçe, banore e fshatit Konak në komunën me të njëtin emër mësohet se rreth orës 11:00 të paradites kishte shkuar në komunën Gjerbëz për të kryer shitjen e produkteve të saj bujqësore.Trupi i pajetë është parë fillimisht nga banorët e zonës dhe më pas është nxjerrë nga punonjës të policisë.Nderkohe nje grua rreth te pesedhjetave eshte gjendur e pajete ne lagjen “16 prilli” te qytetit te Fierit, pasi eshte zene poshte aksidentalisht nga rrenojat e nje ndertese qe po shembej. Sipas burimeve ne vendngjarje, mesohet se aksidenti ka ndodhur per shkak te pakujdesise se drejtuesit te eskavatorit.Ndersa një peshkatar nga Shkodra rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Bashkim Osmani, 41 vjec, kishte dalë për të peshkuar në liqenin e Shkodrës ne fshatin Jubice, por nuk është kthyer në mbrëmje në shtëpi.Ndersa një 80-vjeçare është gjetur e mbytur në një përrua në Peqin diten e djeshme . Policia bëri të ditur se në përroin e Rrushkës të fshatit Karinë u gjet shtetasja, Kadrie Hasa, 80 vjeç.Nga të njëjtat burime mësohet se e moshuara vuante prej 4 vitesh nga një sëmundje mendore dhe se ishte larguar nga banesa prej disa kohësh.