Konfindustria mbështet tejkalimin e nivelit të borxhit

Konfindustria mbështet tejkalimin e nivelit të borxhit në një kohë që kreditimi për biznesin është i ulët. Në një deklaratë për shtyp duke vlerësuar gjendjen e vështirë të ekonomisë shqiptare kryesisht të sektorit të industrisë si pasojë e mungesës së zgjatur të likuiditetit në treg, Konfindustria  mbështet  propozimin e tejkalimit të kufirit prej 60% të borxhit  për vitin 2013.Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri të arrihet një nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore ne kushtet kur financimi i ekonomiseë nga sektori bankar është në shifrat më të ulta historike si dhe biznesi po ndeshet me rënie të vazhduar të treguesit të konsumit të brendshëm për arsye objektive dhe psikologjike.Sipas Konfindustrisë buxheti i vitit 2013 duhet menduar si buxhet emergjence parë uljen e ndjeshme të rendimentit fiskal të ekonomisë vendore gjatë vitit 2011. Të dhënat negative vijnë në mënyrë të përsëritur dhe të vazhduar në 4 vitet e fundit sidomos nga sektorët e industrisë, që prodhojnë për tregun e brendshëm dhe prodhimi me material porositësi/fason si pasojë e rënies së ndjeshme të kërkesës nga tregjet konsumatore të huaja.Konfindustria kërkon  që të sigurohet furnizimi me energji elektrike një element shumë i rëndësishëm për biznesin dhe industritë vendore. Pikërisht për këtë ripërsëritet edhe njëherë kërkesa ndaj qeverisë që të marri të gjitha masat për garantimin e energjisë elektrike si dhe të sqarojë biznesin dhe qytetarët shqiptare për përgatitjen e të gjitha varianteve të menaxhimit të operatorit të shpërndarjes pavarësisht ecurisë së përballjes ligjore së CEZ shpërndarje sh.a me ERE/Entin Rregullator të Energjisë.