Protestuan për mungesën e energjisë në Kombinat, hetim 4 personave
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 4 persona të cilët kanë protestuar mbrëmë në zonën e Kombinatit në kryeqytet për mungesën e energjisë elektrike.Burime nga policia bëjnë me dije se është nisur procedim penal në gjendje të lirë, për shtetasit Luan Muharem Koprencka 50 vjeç, Osman Agim Nebiu 24 vjeç, Adriatik Baftjar Hatija 25 vjeç dhe Armand Nazif Pashternjaku 34 vjeç.Sipas policisë katër personat kanë marrë pjesë në grumbullim të paligjshëm duke protestuar për mungesën e energjisë elektrike në qëndër Kombinat duke bllokuar segmetin rrugor qëndër Kombinat-gomisteri Xhabafti.Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime apo manifestime të paligjshme.