Lezhë, përmbyten qindra ha tokë dhe dhjetra shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 09:20
Kanë mjaftuar disa orë shi dhe disa zona në rrethin e Lezhës të përmbyten.Situata më problematike paraqitet në fshatin Barbullonjë ku 400 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur ndërsa dhjetra banesa janë të rrethuara nga uji.Mungesa e energjisë elektrike në hidrovorin e Tales ka bërë që të mos funksionojë pompa e vetme e këtij hidrovori duke përkeqësuar edhe më tej situatën.Ndërkohë përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejtë të shtetit.