Bulevardi i Tiranës, studioja “Grimshaw” dorëzon sot projektin
Studioja arkitekturore “Grimshaw” dorëzon sot projektin e detajuar të bulevardit dhe lumit të Tiranës.Projekti do t`i dorëzohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës, duke i hapur kështu rrugë proceseve që i paraprijnë nisjes në terren të punimeve, për kthimin në realitet të këtij projektit strategjik për Tiranën.Projekti i studios britanike ‘Grimshaw Architects’, u shpall fitues i konkursit për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.ProjektiBulevardi do të jetë i ndarë në tre hapësira urbane në formën e xhepave ose siç quhen në maket “Dhoma ndenje urbane”. Hapësira e parë që nis nga Stacioni i Trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe lokale përreth. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe ndërtimi i disa godinave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon ndërtimin e hapësirave për qendra tregtare.Në brezin e tretë, ka një park me gjelbërim dhe ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga Biblioteka, Bashkia e re, Opera, dhe në fund është parashikuar të ngrihet Pallati i Drejtësisë.Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse mes parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të ri që do të ngrihet në Paskuqan. Prioritet tjetër i kësaj studioje do të jetë edhe ndërtimi i parkingjeve me kate.