Vrasja e faturinos në Tiranë, arrestohet një prej autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 07:42
Policia e Tiranë ka arrestuar sot një prej 4 personave të cilët akuzohen për vrasjen e faturinos 17-vjeçar, Julian Çuni.Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Sulejman Morina, ndërsa në kërkim rezultojnë ende Hasan, Behar dhe Klodian Morina.Ngjarja e rëndë është shënuar të javën e kaluar pranë zonës së Zogut të Zi në kryeqytet, ku 4 të akuzuarit pas një konflikti me faturinon e furgonit të linjës Tiranë-Durrës për çmimin e biletës e kanë goditur për vdekje me thikë.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për arrestimin e 3 personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit.