Monumentet e Pavarësisë, harrohen Ahmet Zogu e Azem Hajdari
100-vjetori i pavarësisë ka mbushur disa nga sheshet kryesore të Tiranës me monumente kushtuar figurave të shquara historike të cilat dhanë kontribut në pavarësinë e vendit por lë pas dy monumentet kushtuar Azem Hajdarit dhe Mbretit Zog.Të paktën sipas kalendarit të lancuar nga Ministria e Kulturës këto dy monumente do të përuroheshin përpara datës 28 nëntor, por deri tani akoma nuk kanë zënë një vend në kryeqytet.Monumenti i Azem Hajdarit sipas kalendarit ishte i parë që do përurohej diku në krah të kompleksit të ri parlamentar me fytyrë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rreth 3 metra i lartë realizuar nga skulptori Hektor Dule.Ndërsa figura e Ahmet Zogut ndonëse në këtë 100 vjetor ka qenë ndër më të lakuarat e historisë, monument i tij nuk mundi të vihej në Bulevardin “Zogu i Parë”,para datës 28 Nëntor. Shtatorja e Mbretit Zog është realizuar nga Kreshnik Xhiku, në variantin ushtarak i derdhur në bronx.Ndërkohë disa nga figurat e shqurara të cilët tashmë janë të përjetësuar në bronz janë, monumenti i ish-Presidentit Amerikan, Tomas Ëilson i vendosur në sheshin që mban të njëjtin emër.Busti i Ismail Qemalit, ai që vite më parë është realizuar nga Odhise Paskali i vendosur në krah të Kuvendit.Busti i heroit tek kombit Hasan Prishtina, i vendosur pranë Muzeut Historik Kombëtar. Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari në Rrugën e Durrësit.Monument i Pavarësisë në parkun Rinia si edhe Memorial i Shqiponjës, i vendosur në sheshi që ka marrë të njëjtin emër "Shqiponja".Sipas Ministrisë së Kulturës e shumë shpejt 2 shtatorët ajo e Azem Hajdarit dhe Mbretit Zog do ti bashkohen Monumenteve të tjera të pavarësisë.