Shkodër, "5 heronjtë e Vigut" për skrap, PS: Akt i qëllimshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2012, 16:34
Partia Socialiste ka reaguar pas dhunimit që po i bëhet monumentit “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër ku pjesë të këtij monumenti janë prerë dhe po shiten për skrap.
Dy deputetët e Partisë Socialiste Paulina Hoxha dhe Astrit Beci kanë deklaruar se ky akt është i qëllimshëm dhe është bërë pikërisht gjatë festave të Nëntorit.
Krahas kësaj deputetja socialiste Paulina Hoxha evidentoi dhe indiferencën e forcave të rendit, të cilët nuk kanë bërë asnjë hetim në identifikimin e autorëve, teksa në heshtje po zhduken vlerat dhe dëshmitë historike të Shkodrës.