Komisionet shqyrtojnë sot projektbuxhetin e 2013-ës

Komisionet parlamentare kanë shqyrtuar sot projektbuxhetin për vitin 2013.Komisioni i ligjeve ka shqyrtuar sot projektbuxhetin e vitit 2013 për Prokurorinë e Përgjithshme, Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, KLD-së dhe Gjykatës Kushtetuese.Sekretari i Prokurorisë së Përgjithshme, Pandi Madhi është shprehur në komision se shifra e buxhetit merr në konsideratë  shumë kërkesa por mbetet problem përfundimi i projektit për krijimin e rrjetit të prokurorive.Sipas tij duhen 75 milionë lekë për përfundimin e projektit të menaxhimit të këtyre rasteve.Ndërsa përfaqësuesi i Zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor e ka cilësuar si të pamjaftueshëm buxhetin për këtë institucion.“Investimet nga buxheti nuk na mundësojnë të mbyllim projektet e nisura.Na duhen 130 milionë lekë për investimet për të mbyllur këto projekte. Është projekt në proces ngritja e godinës së Gjykatës Administrative dhe për këtë duhen 100 milionë lekë. Ndërkohë  20 milionë lekë kërkohen për Gjykatën e Pukës dhe 10 milionë lekë kërkon projekti i dixhitalizimit” theksoi  përfaqësuesi i zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor.Ndërsa përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar 16 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2013 por komisioni i ligjeve ka theksuar se buxhetit për këtë institucion mund t`i shtohet vetëm 4 milionë lekë.