LSHR-ja feston në Prishtinë lirimin e Haradinajt
Lëvizja Shqipëria e Re ka udhëtuar drejt Prishtinës, më 29 -30 nëntor, për të festuar lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës, Ramush Haradinaj nga Gjykata e Hagës.Koordinatorëve, sekretarëve e simpatizantëve të Lëvizjes Shqipëria e Re,me flamurin kuq e zi mbi supe kanë marshur në bulevardin kryesor të Prishtinës, marshim të cilit i janë bashkuar qindra qytetarë të Prishtinës.Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re Edmond Vlashaj, ka theksuar se festa nuk është ndalur për shqiptarët, pasi më 28 nëntor festuan 100 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa më 29 nëntor lirimin e heroit tonë kombëtar Ramush Haradinaj.Po ashtu, Lëvizja Shqipëria e Re ka përshëndetur Akademinë përkujtimore kushtuar të rënëve të fshtatit Bresalc të komunës së Gjilanit nga viti 1912 deri në vitin 1999, kur Kosova u shpall shtet i pavarur.Ceremonia nën moton "Të gjithë dhanë diçka, disa dhanë gjithçka", e organizuar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, është kurorëzuar me lapidarin e të rënëve në Bresalc, ku janë gdhendur emrat e heronjëve që dhanë jetën për lirinë e kombit të tyre.Të pranishëm ne ceremoni ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqëesues të pushtetit qëndror e lokal.