Borxhi, ekzekutohen 2 vëllezër në Tiranë
Një borxh prej 36 mijë eurosh i ka marrë jetën dy vëllezërve Ingland dhe Sokol Haxhialiu. Atentati ka ndodhur rreth orës 20:00 të së shtunës pranë ish-stacinonit të fundit të Tiranës së Re.Në vendngjarje mësohet se viktimë ka mbetur me një plumb në kokë, 30-vjeçari Ingland Haxhialiu, ndërkohë që është plagosur edhe vëllai i tij, Sokoli 42 vjeç por që nuk i ka mbijetur plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin ushtarak.Policia arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje 30-vjeçarin Ardian Ndreka, vetëm 3 orë pasi ishte kryer kjo vrasje. Sipas policisë tre personat njiheshin me njëri tjetrin dhe pasi kanë debatuar, brenda në makinën tip ' Mazda', Ndreka ka nxjerrë pistoletën me silenciator dhe ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve Haxhialiu.Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori Ndreka pasi ka qëlluar dy vëllezërit , është larguar me një makinë në një rrugë dytësore tek zona e Parkut të Autobusëve.Në ndihmë të policisë kanë qenë edhe dëshmitarët që kanë mundur t'i fiksojnë targën, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka mundur ta vërë në pranga para mesnatës së djeshme në dalje të Kamzës.Gjithashtu policia ka bërë të mundur identifikimin e bashkëautorit të Ndrekës i cili është shtetasi Eduart Kurti nga fshati Nikël dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij.Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që kamerat e vendosuara në këtë zonë prej bizneseve private pritet që të ndihmojnë policinë në zbardhjen e vrasjeve.