Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e peshkatarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 09:43
Vijojnë kërkimet në liqenin e Shkodrës për gjetjen e peshkatarit i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme.Bashkim Osmani, 41 vjeç ka dalë që prej ditës së djeshme për të peshkuar në liqenin e Shkodrës por që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.Familjarët të shqetësuar për moskthimin e tij e kanë denoncuar zhdukjen e 41-vjeçarit në polici e cila menjëherë ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.Forcat e policisë dhe banorët e zonës po vijojnë kërkimet tek vendi i quajtur "shtëpia e peshkatarit" në fshatin Jubicë të Malësisë së Madhe pasi aty dyshohet se 41-vjeçari mund të jetë mbytur.Vëllai i 41-vjeçari ka rrëfyer se e ka parë varkën e Bashkimi rreth 400 metra në thellësi të liqenit dhe në të nuk ndodhej askush.