Injorohet urdhri i bashkisë, në treg shiten abone pa karton
Edhe pse Bashkia e Tiranës ripërsëriti një ditë më parë urdhërin se nuk do të lejohen abone pa kartonin shoqërues në treg qarkullojnë dy lloje abonesh.Bashkia e Tiranës u shpreh e vendosur kur tha se abonete do të tregëtohen pa kartonin shoqërues duke gjobitur dhe paralajmëruar Shoqërinë e Trasnporetit Qytetas për linjën e Saukut se do t'i hiqet licensa.Në kundravajtje me këtë urdhër, qytetarët, edhe pse jo fajtor, kanë blerë edhe abone me karton dhe abone pa karton.Dhjetori ishte muaji në të cilën Bashkia theksoi se të gjithë operatorët e transportit urban nuk duhet të dezinformojnë qytetarët lidhur me elementët e sigurisë.Jo më larg se ditën e djeshme drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi, theksoi se për këtë arsye ka pasur dhe do të ketë penalizime për të gjithë operatorët, të cilët nuk zbatojnë urdhërinë.