Malaj: Qeveria po rrit borxhin për të shpenzuar para fushatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 07:50
Qeveria po rrit borxhin publik për të shpenzuar më shumë para për fushatën elektorale.Ky eshtë mendimi i ish ministrit të financave Arben Malaj i cili thotë se vendimi për të çuar nivelin e boRxhit në 62.6% vjen nga përpjekja e qeverisë për të realizuar shpenzime elektorale , pasi po ndjen se në 2013 do humbasë zgjedhjet.Ai ndër të tjera akuzon qeverinë shqiptare se ka borxhe të fshehura, që po e mbajnë ekonominë shqiptare në nivele të ulëta.Ish ministri i financave komenton për “Ora News” edhe shtyrjen për herë të dytë të nënshkrimit të kontratës për shitjen e kompanisë së naftës "Albpetrol".Sipas deputetit socialist, qeveria duhet të përcaktoje qartë prioritetet mbi të cilat do të vendosë të shpenzojë të ardhurat e privatizimeve.