Deklaratat nacionaliste të Berishës, Veliaj: Strategji elektorale

Për Partinë Socialiste përforcimi i tezave nacionaliste nga kryeminsitri Sali Berisha ka vetëm një emër, strategji elektroale për ti bërë ballë rrjedhjes së votave.Sekretari për rininë dhe emigracionin në PS-së, Erjon Veliaj në një itnersvistë për “Ora News” deklaron se kreu i PD-së  po  përdorë nacionalizmin si kartë elektorale për ti paraprirë humbjes së votave nga PS-ja, AK-ja dhe FRD-ja në zgjedhjet e 2013-ës.Një  ditë apsi kryesia e PS-së ngriti një grup pune për strategjinë e forcës më të madhe opozitare për zgjedhjet e ardhshme, sekretari për emigracionin zbulon shtyllat  mbi të cilat selia rozë do kërkojë mbështetjen edhe të shqiptarëve jashtë kufijve.“Oferta jonë për emigrantët nuk është ofertë elektorale. Thirrja jonë për emigrantët është po ajo që kemi bërë vazhdimisht që ata të vijnë të votojnë ose mund të votojnë në distancë” theksoi Veliaj.