Mungojnë prej muajsh fondet e paaftësisë, PAK thirrje për ndihmë
Ndihma e paaftësisë nuk është marrë nga personat me aftësi të kufizuar prej disa muajve. Kriza ekononimke kë dhënë ndikim edhe në këtë kategori madje ata e quajnë luks që në vitin e ri të kënë rritje apo përfitime shtesë të ndihmës së paaftësisë.Situata ka qënë e ndryshme në vend, vonesat në disa qytete janë disa ditë ndërsa në qytete të tjera situata e mos marrjes së ndihmës së papaftësisë mungon prej muajsh.Personat me aftësi të kufizuar kanë kërkuar shpjegim në zyrat e pushtetit vendor dhe përgjigjia në këtë rast është se shërbimi social shtetëror nuk ka lëvruar fondin për ta.Thirrja e tyre shkon për kryeministri Berisha dhe kjo jo për të kërkuar mëshirë por në zbatim të ligjit për të lëvruar fondet për këtë kategori.Në mes të dhjetorit, është paralajmëruar një mbledhje nga përfaqësia e përsonave me aftësi të kufizuar për të vendosur mbi rrugët që mund të ndiqen në rast se nuk përfitojnë ndihmën e paaftësisë.