Siguria gjatë vizitës së Klintonit, Arvizu falenderon policinë

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një shkrese zyrtare drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka shprehur falenderimet për Policinë e Shtetit lidhur me masat e marra për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit të SHBA-së Hillary Clinton në Tiranë."Në emër të Ambasadës së SHBA në Tiranë, përfitoj nga rasti t'ju shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për Ju dhe punonjësit e Policisë së Shtetit Shqiptar për mbështetjen e dhënë në garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit” është shprehur në letrën e tij amabsadori i SHBA-së në Tiranë  Alexander Arvizu.Gjithashtu ambasadori amerikan shpreh vlerësimet e tij dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë nga Policia e Shtetit."Ndihmën Tuaj e vlerësojmë së tepërmi dhe Ju falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme” thekson Arvizu.Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton vizitoi Tiranën më datën 1 nëntor ndërsa vizita e saj u zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.Rreth 1500 policë të reparteve RENEA, FNSH, efektivë të 6 komisariateve dhe asaj rrugore ishin në gatishmëri të plotë gjatë vizitës së saj disa orëshe në Tiranë.