Bulevardi i Tiranës, Basha: “Grimshaw” dorëzon të hënën projektin
Ditën e hënë, studio arkitekturore “Grimshaw” do të dorëzojë projektin e detajuar të bulevardit dhe lumit të Tiranës.Projekti do t`i dorëzohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës, duke i hapur kështu rrugë proceseve që i paraprijnë nisjes në terren të punimeve, për kthimin në realitet të këtij projektit strategjik për Tiranën.Ndorkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me Asistent/Sekretarin e Ministrisë së Jashtme të shtetit të Katarit, Ali Bin Fahad të cilit i ka shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e shprehur nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani, për të mbështetur financiarisht realizimin e këtij projekti.Gjithashtu Basha ka mirëpritur interesin e shprehur nga Ali Bin Fahad, që disa kompani shtetërore nga Katari, të vendosin aktivitetin e tyre në Tiranë, pikërisht në bulevardin e ri.Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës është e hapur dhe do të krijojë të gjithë lehtësitë e nevojshme, për çdo investitor që zgjedh Tiranën për të shtrirë aktivitetin e tij.Projekti i studios britanike ‘Grimshaw Architects’, u shpall fitues i konkursit për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.ProjektiBulevardi do të jetë i ndarë në tri hapësira urbane në formën e xhepave ose siç quhen në maket ‘Dhoma ndenje urbane’. Hapësira e parë që nis nga Stacioni i Trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe kafene përreth. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe ndërtimi i disa godinave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon ndërtimin e hapësirave për qendra tregtare. Në brezin e tretë, ka një park me gjelbërim dhe ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga Biblioteka, Bashkia e re, Opera., dhe në fund është parashikuar të ngrihet Pallati i Drejtësisë. Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse mes parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të ri që do të ngrihet në Paskuqan. Prioritet tjetër i kësaj studioje do të jetë edhe ndërtimi i parkingjeve me kate.