Qeveria zhvillon mbledhjen e radhës më 4 dhjetor në Vlorë
Qeveria shqiptare do ta zhvillojë mbledhjen e radhës në 4 dhjetor në qytetin e Vlorës. Kjo për të nderuar qeverinë e parë shqiptare të krijuar në vitin 1912 në Vlorë.Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në një konferencë për shtyp.“Në orën 10:00 qeveria shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha do të mbajë mbledhjen e radhës në qytetin e Vlorës në nderim të qeverisë së parë shqiptare të krijuar më 4 dhjetor 1912, në nderim të veprës së Ismail Qemalit. Pra në 4 dhjetor do të jemi përsëri në Vlorë” tha BreguQeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali ku krijua më 4 dhjetor 1912 dhe punoi deri më 22 janar 1914-ën.Fillimi i vitit 1914 solli për qeverisjen e Vlorës vështirësi, kohë kur do të dilte çështja e Beqir Grebenesë, një oficer shqiptar në shërbim të perandorisë osmane, i cili organizoi një komplot, në të cilin bëri protagonist të bisedave të fshehta edhe Ismail Qemalin. Si pasojë, Ismail Qemali dhe qeveria e Vlorës jep dorëheqjen.