Topi: Koha për rrotacion politik jo për zëvendësim partish
Kryetari i “Frymës së Re Demokratike” Bamir Topi ka deklaruar nga Përmeti se ka ardhur koha e një rrotacioni politik në Shqipëri dhe jo zëvendësimi I një partie me një tjetër.Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e degës së FRD-së në Përmet, Topi ka kërkuar votën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.“Ka ardhur koha e një rrotacioni politik në Shqipëri dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 nuk duhet të zëvendësohet një parti e vjetër me një tjetër” tha Topi.Ndërsa i është referuar edhe takimit të kryeministrit Berisha me të rinjtë e PD-së, Topi theksoi se rinia kërkon dinjitet dhe punë dhe jo ligjërata politike.“Shqipëria është një vend me fizionomi moniste. Pas 22 vitesh rinia ende ëndërron për demokraci. Qytetarët duan punë dhe investime dhe jo fjalime festash të privatizuara” tha Topi.Topi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në inagurimin e degën së FRD-së në Gjirokastër.Ndërkohë me konsolidimin e këtyre dy degëve FRD-ja merr formë dhe shtirje gjeografike në të gjithë rrethet e Shqipërisë nga veriu në jug e nga lindja në perëndim.