Sarandë, arrestohet për falsifikim dokumentash 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2012, 11:44
Policia e Sarandës ka sekuestruar vula dhe dokumenta false ndërsa ka arrestuar edhe 2 persona.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar "Royal" janë arrestuar shtetasit Selman Lumani 59 vjeç dhe Anastas Jovani 55 vjeç të cilët akuzohet për falsifikim dokumentash.Sipas policisë gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve janë sekuestruar vula dhe dokumenta false të shtetit shqiptar dhe atij grek.Ndërkohë materialet në ngarkim të dy personave të arrestuar i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetimet të mëtejshme.