Nainggolan arrin akordin me Romën

Nainggolan më në fund ka mbyllur një ndër telenovelat më të gjata të merkatove në Itali. Mesfushori i Kaljarit do të transferohet te Roma. Pas një rivaliteti të gjatë midis shumë skuadrave, oferta e verdhekuqve ishte ajo që bindi presidentin e Cagliarit, Cellino. Roma do t'i paguajë skuadrës nga Sardenja 9 milionë Euro për gjysmën e kartonit të Nainggolan. Mungon akoma firma me belgun por drejtuesit e Romës do t'i ofrojnë 25-vjeçarit një pagë prej 1,5 milionë Eurosh në sezon plus bonuset.Për të marrë mesfushorin me origjinë indoneziane për të cilin u bë një luftë midis skuadrave më të mira të serisë A, ku fillimisht favorit për të marrë shërbimet e tij ishte Interi në saj edhe të prejardhjes së mesfushorit që është e njëjtë me atë të presidentit të ri të Interit, Erick Thohir.Edhe Juventusi shfaqi interes për të, ndërsa në fund të Dhjetorit u fol se Nainggolan do të transferohej te Milani. Në orët e fundit pati edhe një interesim të Napolit ku presidenti De Laurentis shfaqi hapur dëshirën e tij për të marrë mesfushorin belg, por pavarsisht gjithçkaje ishte Roma ajo që e fitoi këtë betejë dhe Nainggolan shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e teknikut francez Rudi Garcia.