Reali shkatërron 3-0 Selta Vigon
Viti 2014 ka nisur mbarë edhe për Realin e Madridit e cila ka arritur një fitore të lehtë ndaj Selta Vigos. Miqtë në fakt zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mire, madje duke krijuar edhe shanse shënimi, ndërsa sulmi madrilènë ishte fillimisht i zbehtë. Anceloti vendos të ndryshojë diçka duke kryer 3 zëvendësime që rezultuan të goditura. Galaktikët e zgjidhën ndeshjen vetëm në fund, falë dy sulmuesve të saj Benzema dhe Ronaldo. Benzema këtë herë rezultoi shpëtimtar i Los Blancos, pasi shënoi golin e avantazhit në minutën e 67-të.Celta pavarësisht disavantazhit nuk hoqi dorë nga sulmet. Ronaldo në minutën e 82-të shënoi golin e 19-të në kampionat, barazoi në krye të golashënuesve Diego Costën dhe i dedikoi realizimin e tij Eusebios, ashtu siç kishte premtuar.2-0 duhet të ishte mëse i mjaftueshëm për kryeqytetasit, madje mund të cilësohej një rezultat më i fryrë seç duhet, pasi realisht Celta luajti si e barabartë në fushë, por Ronaldo mendoi t'i jepte një tjetër ndëshkim miqve duke shënuar dhe golin e 3-0 që e kthen Realin sërish në -5 nga dy kryesueset e Barçës dhe Atleticos.Tashmë galaktikët shpresojnë që në takimin e radhës mes Atletikos dhe Bacelonës ndeshja të mbyllet në barazim për të fituar 2 pikë ndaj tyre.