Klose hedh në tapet Interin

Fekti Reja menjëherë ka dhënë efekt teksa Lacio ka mundur  në ndeshjen e parë për këtë vit Interin. Ashtu siç i druhej Mazarri, tekniku i ri i bardhekaltërve u tregua më i zoti dhe mori 3 pikë të plota. Heroi i takimit ishte Miroslav Klose, i cili në hije për 81 minuta, del në dritë pikërisht në momentin e duhur, duke i dhënë një sukses të rëndësishëm bardhekaltërve, përballë një Interi që thuajse nuk dhuroi asgjë.Të dyja ekipet vinin në këtë përballje me një objektiv të qartë, marrjen e tre pikëve që do të shërbenin për ngjitjen në klasifikim. Te bardhekaltërit debutonte Edi Reja në stol dhe Etrit Berisha në fushë. Lazio në minutën e 11-të pati një mundësi të artë, me Lulic, parabola e të cilit përfundoi ngjitur me shtyllën e Handanovic. Në fraksionin e dytë, milanezët u shfaqën më kërkues, por gjithsesi goditjet drejt portës munguan. Megjithatë më shumë probleme do të kishte për Handanovic, i cili në minutën e 81-të do të detyrohej të nxirrte topin nga rrjeta.Miroslav Klose, ashtu si një vit më parë i dha fitoren bardhekaltërve, duke shënuar po në të njëjtën minutë, vetëm se këtë herë me një gjysmë kthese. Klose mund të kishte shënuar sërish në minutën e 93-të por gjithsesi dhe një gol ishte i mjaftueshëm për të dhe Lazion, që marrin tre pikë shumë të rëndësishme, me Edi Rejan që e ringriti menjëherë Lacion e tij ashtu siç e la.